Flash News

E-TJERA

Onkologjiku pa radioterapi prej 3 ditësh, 100 pacientë në ditë pa trajtim

Onkologjiku pa radioterapi prej 3 ditësh, 100 pacientë në

Prej tre ditësh, dhjetëra pacientë me kancer po përballen me një situatë alarmante në Spitalin Onkologjik, ku trajtimi me radioterapi është ndërprerë. Shkak për këtë është dalja jashtë funksionit e dy akserelatorëve të vetëm që shërbejnë për dhënien e rrezeve.

Sipas gazetarit Osman Stafa, njëri prej aparateve nuk punon për shkak të dëmtimit të derës së bunkerit, ndërsa tjetri ka probleme serioze funksionale, duke e bërë të pamundur përdorimin e tij.

Si pasojë, rreth 100 pacientë në ditë, të cilët sipas protokolleve mjekësore duhet të kryejnë rregullisht seancat e radioterapisë, janë kthyer mbrapsht pa marrë trajtimin jetik.

Gazetari ka ndarë në Facebook dëshmitë e disa pacientëve që shprehen të dëshpëruar dhe të lodhur, pasi ndërprerja e rrezeve rrezikon drejtpërdrejt efektin e kurës që po ndjekin.

“Erdha dje, aparati I prishur. Erdha sot, aparati I prishur. Edhe sa do vuaj unë, paguaj makinë, të më marrë, të më çoj, për të bërë një rreze. I lutem Kryeministrit të vërë dorë, sepse ne po luftojmë për jetën.

Doktori thotë që nëse nuk I bëj rrezet, s’do këtë efektin e duhur. Nuk e mendoja se do të vija në Onkologjik, ma pruri Zoti, por të paktën të na ndihmoj robi. I lutem Kryeministrit, se erdhi para 10-15 ditësh në Onkologjik për të na parë, të na bëj një spital të ri, sepse ne po bëjmë luftë me jetën tonë.

Do kthehem në shtëpi, e nesër do të vi prap. Do vi sepse nuk kam çfarë të bëj. Do luftoj që të rroj, aq sa të ma japë Zoti”, ka deklaruar një pacient.

Të fundit