Flash News

E-TJERA

Onkologjiku/ PD kërkon mocion me debat në Kuvend: Urgjencë që kërkon llogaridhënie!

Onkologjiku/ PD kërkon mocion me debat në Kuvend: Urgjencë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e krijuar në shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në kërkesë thuhet se raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik.

Raporti i KLSH-së evidenton dhe fakton shqetësimet e ngritura vazhdimisht në media dhe denoncimet e të sëmurëve me kancer për mungesën e barnave, përdorimin e barnave të skaduara, mungesën e kontrolleve laboratorike, si dhe ofrimin e shërbimit në kohë.

Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit e firmosur nga deputetët demokratë thekson se kjo është urgjencë që kërkon reagim institucional dhe llogaridhënie. 

“Kjo është një urgjencë, që kërkon reagim institucional e veprim të shpejtë, pasi për vetë llojin e shërbimit shëndetësor, çdo pacient është në luftë të përditshme për mbijetësë edhe për një ditë tjetër. Nevojitet llogaridhënie institucionale, marrje përgjegjshësie nga ana e titullarëve apo drejtuesve respektiv dhe kësisoj përmirësim i shërbimit për pacientët. Raporti ka realizuar një auditim të plotë përfundimtar, për institucionin e politikbërjes qëndrore Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e duke vazhduar me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor si dhe Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD-së.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit