Flash News

E-TJERA

ONM kërkoi shkarkimin e Elizabeta Imerajt, Kim: A do të tregohet guxim apo do devijohet? Koha për të thyer modelet e vjetra

ONM kërkoi shkarkimin e Elizabeta Imerajt, Kim: A do të tregohet guxim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hodhi poshtë akuzat e përfaqësuesit të ONM-së, Theo Jacobs, ndaj kryetares së Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.

Kryediplomatja amerikane thotë se kjo çështje duhet të ndiqet nga afër, ndërsa shton se mbetet për tu parë, nëse do tregohet guxim për të vendosur drejtësi apo do të shpifet ndaj vëzhguesëve ndërkombëtarë.

Kim ngre pyetjen: A do t'i shërbejnë mediat publikut dhe ta mbulojnë këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do të bien dakord të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër? Koha është tani për të treguar guxim dhe integritet. Koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë. Koha që Shqipëria të ecë përpara hap pas hapi.

Në 24 gusht 2020, Jacobs akuzoi Imerajn se kishte vënë nën përgjim Kijlstran në kohën që ai ishte vëzhgues ndërkombëtar i procesit të vetingut ndaj saj. Jacobs bazohej në denoncimin me shkrim të një qytetari.

Ajo është kryeprokurore e Tiranës nga gushti i 2018. Imeraj ishte një nga prokuroret e përzgjedhura për t’iu bashkuar SPAK por u tërhoq disa ditë më parë nga ky kandidim.

Të fundit