Flash News

E-TJERA

ONM kërkoi shkarkimin e prokurorit të dosjeve "të nxehta"/ Kolegji shtyn seancën, shkaku

ONM kërkoi shkarkimin e prokurorit të dosjeve "të

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Besim Hajdarmataj, por Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shtyhu seancën për në 3 gusht. Sipas ONM-së, Hajdarmataj ka mangësi profesionale, por dhe paqartësi në fushën e pasurisë.

Në seancën që u zhvillua sot, Kolegji vendosi që të kërkonte dokumentacion shtesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Kjo ishte dhe arsyeja e shtyrjes së seancës për ish-kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Besim Hajdarmataj e kaloi me sukses vettingun në të treja shtyllat e hetimit, pasuri, aftësi profesionalen dhe pastërti figure. Por pavarësisht kësaj, ONM kërkoi shkarkimin e tij, duke evidentuar edhe problematikat.

Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe prej më shumë se 20 viteve, ai ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese.

Të fundit