Flash News

E-TJERA

ONM kundër shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës, Genci Qana

ONM kundër shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës,

Përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kanë dhënë sot mendimin e tyre lidhur me shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Genci Qana.

ONM është shprehur kundër shkarkimit të prokurorit, duke theksuar se ka prova të pamjaftueshme për çdo shkarkim dhe se procesi i verifikimit nuk kryhet me qëllim shkarkimin e çdo gjyqtari.

Prokurori Genci Qana u shkarkua disa muaj më parë nga KPK, pasi u konstatuan burime të paligjshme në pasurinë e tij. Ndërkohë Qana pretendoi se bilanci negativ i konstatuar në pasurinë e tij, vinte si pasojë e një gabimi në llogaritjen e kryer nga ana e KPK.

Të fundit