Flash News

E-TJERA

"Open Balkan"/ Nënshkruhen 5 marrëveshjet, çfarë parashikojnë

"Open Balkan"/ Nënshkruhen 5 marrëveshjet, çfarë

Janë nënshkruar pesë marrëveshjet e takimit të radhës në kuadër të nismës "Open Balkanë", që po mbahet në Tiranë. Fillimisht kanë qenë tre liderët, Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiç që kanë nënshkruar dhe më pas ministrat përkatës të të treja vendeve.

Marrëveshjet synojnë të realizojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Deri më tani janë nënshkruar një sërë marrëveshjes në kuadër të kësaj iniciative, por nuk kanë qenë të pakta kritikat se nuk janë zbatuar në realitet.

Marrëveshjet e nënshkruara janë: 

1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe sigurimit (AEOS).

5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Tre liderët do të zhvillojnë në orën 13.00 një konferencë të përbashkët për shtyp, pas takimeve të zhvilluara pa praninë e medias. Kujtojmë që ata sot morën mbështetjen e Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhely.

 

Të fundit