Flash News

E-TJERA

“’Open Balkan’ nuk është gati”/ Vuçiç nga Beogradi: Samiti i Tiranës në dhjetor

“’Open Balkan’ nuk është gati”/

Ka nisur konferenca e përbashkët në kuadër të nismës “Open Balkan”. Në konferencë marrin pjesë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri Edi Ram dhe zëvendëskryeministri i RMV-së Dimitrov.

Në fjalën e tij Vuçiç tha se nisma nuk është në gjendje që të zbatohet, por së fundmi u arrit të ngrihet Këshilli i Zbatimit, përbërja e të cilit do të diskutohet në ditët në vijim. Vuçiç nënvizoi se Samiti i bradhës në Tiranë do të mbahet në muajin dhjetor për të nënshkruar memorandumin për lejet e punës .

“Ajo për të cilën ramë dakord është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht por ramë dakord për atë çfarë mund të bëjmë në të ardhmen. Dhe në emër të Serbisë mund të them se është një nismë e jashtëzakonshme që bën dallimin. Kjo nismë nuk u ngrit për shkak të Edi Ramës, Vuçiç, Zaev apo Dimitrov, por u hap për njerëzit në  çdo qytet e fshat të vendit tonë. Ne ramë dakord të ngrinim Këshillin e Zbatimit dhe përbërjen e këtij këshilli. Do të ketë takime për 10 ditë me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse doganore, sanitare për të analizuar situatën me qarkullimin e lirë të mallrave. Ramë dakord per bashkëpunimin e mëtejshëm që njerëzit tanë për një vit një vit e gjysmë të lëvizin pas asnjë kufi nga Tirana në Shkup apo anasjelltas apo nga Tirana në Nish dhe anasjelltas. Unë besoj që për samitin e Tiranës do të kemi një takim më 27-28 dhjetor. dhe do të nënshkruajmë memorandumin për lejet e punës që duhet të jetë marrëveshje e vërtetë reale dhe fuqi ligjore që ata të mund të punojnë lirisht në rajon. Por kjo i takon kryeministrit Rama,” u shpreh Vuçic.

Të fundit