Flash News

E-TJERA

Lejuan kultivimin e kanabisit/ SPAK shpall në kërkim nënkomisarin e Pukës, të tjerë punonjës policie të përfshirë; detaje

Lejuan kultivimin e kanabisit/ SPAK shpall në kërkim nënkomisarin

SPAK ka zhvilluar një aksion anti-drogë në Pukë dhe Mirëditë, ku ka sekuestruar dhjetëra kilogram kanabis. Në total, gjatë këtij operacioni janë lëshuar 20 masa sigurie, 13 arrest me burg, 3 arrest shtëpie dhe 4 detyrim paraqitje.

Të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kanë rezultuar edhe punonjës të policisë. SPAK ka shpallur në kërkim nënkomisarin e Policisë së Pukës, Kastriot Bicukajn.

Ky i fundit nuk u gjet në banesë gjatë operacionit për kapjen e tij. 29-vjeçari akuzohet për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Për Bicukajn, SPAK ka vendosur "arrest me burg". Prokuroria e Posaçme bën me dije se të përfshirë kanë rezultuar dhe katër inspektorë të Komisariatit të Policisë Pukë. Për ata është vendosur masa "detyrim paraqitjeje". Inspektorët nën hetim janë"

-Zamir Mehaj, 48 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

-Alfred Ndoj, 32 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

-Fatmir Alija, 50 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

-Petrit Florini,49 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Hetimet për këtë çështje, sipas SPAK-ut, kanë zgjatur për një vit. Grupet kriminale të përfshira në kultivimin e bimëve narkotike në zonat malore ndërmjet territorit të bashkive Pukë dhe Mirditë kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin për të siguruar shitjen e lëndëve narkotike, si dhe kanë siguruar mbështetje nga  strukturat e policisë.

Këta të fundit i informonin për kontrollet që do ushtroheshin në zonë. SPAK bën me dije se hetimet po vazhdojnë, pasi dyshohet për të tjetë punonjës policie në këtë veprimtari kriminale.

Materialet e sekuestruara:

-Në datë 02.12.2020 është sekuestruar sasia prej 37 kg e 450 gr lëndë narkotike “Cannabis sativa”.

-Në datë 04.08.2021 në vendin e quajtur Qafa e Helmit mbi fshatin Shkozë, Pukë janë asgjësuar afro 4000 bimë narkotike të dyshuara ”Cannabis sativa”, të kultivuara në tre parcela dhe janë evidentuar tre ambiente të përshtatura për të qëndruar personat që kanë kultivuar bimët e dyshuara narkotike.

-Në datën 01.10.2021 është sekuestruar sasia prej 12 kg lëndë narkotike ”Cannabis sativa” në zonën e fshatit Pletë, Pukë.

-Në datën 01.10.2021 është gjetur vendi ku kryhej përpunimi i bimës narkotike dhe është sekuestruar ndër të tjera sasia e gatshme e lëndës narkotike “Cannabis sativa” me peshë 28 kg e 73 gr dhe një sasi tjetër e papërpunuar.

Të fundit