Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet 1 kg kokainë në Durrës, gjatë operacionit një efektiv qëllon në ajër

Sekuestrohet 1 kg kokainë në Durrës, gjatë operacionit
foto ilustruese

Policia e Durrësit ka sekuestruar 1 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe ka vënë në pranga dy persona.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë,  dy persona me precedent te theksuar kriminal kanë kundërshtuar me dhunë policinë.

Njëri prej policëve ka qëlluar në ajër për t’i neutralizuar.

Pasa aksionit, janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar deri tani rreth 1 kg kokainë.

Policia e Durresit ishte ne operacion ne lagjen nr 13 Plazh per te kapur nje grup qe merrej me shpërndarjen e lendeve narkotike kokaine.

Gjate operacionit dy persona me precedent te theksuar kriminal ne fushen e narkotikeve kane kundershtuar me dhune policine dhe kane tentuar te largohet nderkohë qe nje prej punonjesve te policise ka qelluar ne ajer per ti neutralizuar.

Policia ka prangosur dy persona V.M., 29 vjeç dhe E.SH. 30 vjec dhe ka sekuestruar deri tani rreth 1 kg kokaine”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

 

Të fundit