Flash News

E-TJERA

Operacion antidrogë në Gjermani, sekuestrohen 280 kg kokainë, arrestohen 6 persona, mes tyre shqiptarë

Operacion antidrogë në Gjermani, sekuestrohen 280 kg kokainë,

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një operacion antidrogë të suksesshëm, duke sekuestruar 280 kilogramë kokainë, e cila po trafikohej nga një anije mallrash e Amerikës së Jugut. Droga u kap pas një bastisjeje në portin Brake, në lagjen Uesermarsch, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar 6 persona, përfshirë shqiptarë.

Operacioni përfshiu edhe arrestimin e tre zhytësve, të dyshuar se po tentonin të rikuperonin kokainën pranë portit të Brake, një pjesë kyçe e rrjetit të transportit të drogës në Bashkimin Evropian. Po ashtu, disa individë u arrestuan pas kontrolleve në shtëpi, të dyshuar për import të paligjshëm të drogës në Gjermani.

Të arrestuarit, të moshës 38 deri 65 vjeç, përfshijnë rumunë, shqiptarë dhe kolumbianë. Hetimet paraprake nga autoritetet gjermane kishin konfirmuar se droga ishte ngarkuar në një anije transporti nga Amerika e Jugut dhe kishte destinacion portin Brake në Gjermani.

Pas një operacioni të koordinuar nga forcat speciale të Policisë Kriminale të Shtetit të Saksonisë dhe Zyra Qendrore e Policisë Kriminale në Oldenburg, tre zhytës hynë në ujë natën e 3 marsit 2025 për të kapur lëndën narkotike. Pas kapjes së drogës, u arrestuan 6 persona, ndërsa hetimet janë vazhdim. Të dyshuarit janë paraqitur para gjykatës, dhe katër prej tyre janë tashmë të arrestuar. Hetimet vijojnë nga Zyra e Prokurorit Publik të Oldenburgut.

Të fundit