Flash News

E-TJERA

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 8 shqiptarë

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 8 shqiptarë

Autoritetet italiane kanë finalizuar një tjetër fazë të operacionit antidrogë në rajonin e Abruzzos, duke arrestuar nëntë persona, prej të cilëve tetë janë shtetas shqiptarë dhe një italian.

Bastisjet janë zhvilluar gjatë ditëve të fundit në zonat e Teramos dhe Chietit, në kuadër të një hetimi të gjerë të Njësisë Hetuese të Operacioneve të Karabinierëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Teramos.

Hetimi ka filluar në vitin 2024, pas arrestimit në Roseto degli Abruzzi të një trafikanti lokal, të cilit i ishin sekuestruar 1.2 kilogramë kokainë dhe 40 mijë euro në para të gatshme.

Nga ky rast, hetuesit zbuluan një rrjet të strukturuar trafikimi droge që vepronte përgjatë bregdetit të Teramos, me qendër në qytetet Roseto degli Abruzzi, Pineto, Tortoreto, Ancarano dhe Sant’Omero.

Sipas hetimeve, dy familje shqiptare ishin të lidhura mes tyre dhe kishin ngritur një sistem për paketimin dhe shpërndarjen e kokainës, duke furnizuar një klientelë të gjerë konsumatorësh. Shitjet kryheshin përmes takimeve të drejtpërdrejta dhe kontakteve personale, shpesh në lokalet e jetës së natës në zonat turistike.

Të fundit