Flash News

E-TJERA

Operacion antidrogë në Itali, goditet grupi kriminal i drejtuar nga shqiptari

Operacion antidrogë në Itali, goditet grupi kriminal i drejtuar nga

Policia e Shtetit në zonën e Arezzo ka ekzekutuar pesë urdhër-arreste ndaj dy shtetasve shqiptarë dhe tre shtetasve italianë, të dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës të organizuar, i drejtuar nga një shtetas shqiptar.

Operacioni, i koduar “Minerva”, u zhvillua të shtunën, më 18 prill, me urdhër të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Arezzos, pas kërkesës së Prokurorisë. Masat e sigurisë përfshijnë një arrest me burg dhe katër arrest shtëpie.

Hetimet kanë nisur në gusht 2025 dhe janë zhvilluar përmes një procesi të gjatë hetimor, ku përgjimet telefonike dhe ambientale, si dhe ndjekja në terren, kanë rezultuar vendimtare për zbardhjen e aktivitetit të grupit.

Sipas autoriteteve italiane, grupi kriminal kishte ngritur një rrjet të strukturuar shpërndarjeje të kokainës, hashashit dhe marihuanës në të gjithë provincën e Arezzos. Droga shpërndahej çdo ditë, shpesh përmes dërgesave në banesa me automjete të ndryshme, ndërsa furnizoheshin edhe tregtarë të vegjël lokalë.

Të fundit