Flash News

E-TJERA

Operacion antidrogë në Vlorë/ Policia bllokon "Ford-in", arreston tre persona që po shpërndanin kanabis

Operacion antidrogë në Vlorë/ Policia bllokon

Policia ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Vlorë, i cili çoi në pranga tre persona. Të arrestuarit janë: A.T.,34 vjeç., S.B.,29 vjeç., dhe A.V., 34 vjeç.

Blutë bënë bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin po transportohej lëndë narkotike në fshatin Bishan.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Ford” u gjetën 30 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të fundit