Flash News

E-TJERA

Operacion antid*ogë, autoritetet finlandeze dhe SPAK godasin disa grupe kriminale shqiptare

Operacion antid*ogë, autoritetet finlandeze dhe SPAK godasin disa grupe

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion të përbashkët antidrogë me autoritetet e Finlandës, gjatë të cilit janë goditur disa grupe kriminale të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Lidhur me këtë pritet të zhvillohet një konferencë për mediat në orën 12:30, ku prokurorët e posaçëm dhe përfaqësuesit e autoriteteve finlandeze do të japin detaje dhe informacione më të zgjeruara.

"Në orën 12:30 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet finlandeze për zhvillimin e një operacioni të përbashkët kundër disa grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Konferenca do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme dhe do t’ju kërkoja të paraqiteni në orën 12:10, që të mund të hyni dhe të jemi gati për fillimin e perpiktë", thuhet në njoftimin e SPAK.

Të fundit