Flash News

E-TJERA

Operacion antid*ogë në Itali, sekuestrohen mbi 200 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë

Operacion antid*ogë në Itali, sekuestrohen mbi 200 kg kokainë,

Autoritetet italiane kanë realizuar një operacion të suksesshëm në Vimercate, Itali, duke sekuestruar 142 kilogramë kokainë dhe arrestuar dy shtetas shqiptarë.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, lënda narkotike ishte fshehur në katër automjete të parkuara në garazhet e një pallati, të cilat ishin marrë me qira.

Operacioni u krye më 27 shtator, por u bë publik vetëm së fundmi.

Në Milano, është arrestuar edhe një i tretë, gjithashtu shtetas shqiptar, të cilit dy bashkëkombësit i kishin dorëzuar një ngarkesë prej 60 kilogramësh kokainë.

Në total, sasia e drogës së sekuestruar arrin mbi 200 kilogramë.

 

Të fundit