Flash News

E-TJERA

Operacion antid*ogë në Korçë, në pranga dy persona, disa të shoqëruar

Operacion antid*ogë në Korçë, në pranga dy persona,

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar gjatë ditës së sotme në qytetin e Korçës, duke çuar në arrestimin e dy personave dhe shoqërimin e disa të tjerëve.

Burime nga policia bëjnë me dije se aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe është shtrirë në disa zona të qytetit, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa dhe automjete të personave të dyshuar, janë sekuestruar doza të lëndëve narkotike, përfshirë kokainë, e ndarë në sasi të vogla të gatshme për shitje.

Operacioni vijon të jetë në zhvillim dhe priten arrestime të tjera, ndërsa të shoqëruarit po merren në pyetje për të dokumentuar të gjithë rrjetin e përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e drogës në qytet.

Policia e Korçës ka intensifikuar aksionet kundër narkotikëve, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe luftën ndaj veprimtarive të paligjshme.

Të fundit