Flash News

E-TJERA

Operacion antid*ogë në Kukës, tre të arrestuar, sekuestrohen 459 gr kokainë

Operacion antid*ogë në Kukës, tre të arrestuar, sekuestrohen

Tre persona janë arrestuar pas tre muajsh hetime nga Prokuroria e Kukësit, të dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 459 gramë lëndë e dyshuar kokainë. Hetimet filluan me një procedim me blerje të stimuluar, ku u kapën edhe 12.5 gramë kokainë.

Tre të arrestuarit janë identifikuar me inicialet A.I., E.K. dhe H.E.

“Hetimet e Prokurorisë Kukës çojnë në arrestimin e 3 personave të dyshuar për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, sekuestrohet 459 gr kokainë.

Pas një hetimi tre mujor të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, në bashkëpunim me strukturat e hetimit të krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit, u mundësua arrestimi i tre shtetasve, A.I., E.K. dhe H.E.

Arrestimi u realizua në kuadër të hetimeve të realizuara me metoda speciale mbi procedimin penal nr.677, të vitit 2025 regjistruar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, parashikuar nga neni nr.283 i Kodit Penal.

Gjatë procedimit me blerje të stimuluar, u sekuestruan 12.5 gramë lëndë e dyshuar kokainë dhe gjatë operacionit të sotëm u gjet dhe sekuestrua 459 gramë lëndë e dyshuar kokainë”, njofton policia.

Të fundit