Flash News

E-TJERA

Operacion antidrogë në Shqipëri dhe Itali, lëshohen 52 urdhër arreste; avokatë, zyrtarë dhe policë të përfshirë

Operacion antidrogë në Shqipëri dhe Itali, lëshohen 52

52 urdhër arreste janë lëshuar në kuadër të një operacioni të madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës është zhvilluar në Shqipëri dhe Itali.

Operacioni u krye nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe policisë shqiptare, me koordinimin e Eurojust dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Mësohet se të përfshirë janë avokatë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit.

Të arrestuarit akuzohen, në shkallë të ndryshme, për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të narkotikëve, pastrim parash dhe shpërdorim të detyrës

Gjithashtu u sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë disa milion euro.

Të fundit