Flash News

E-TJERA

Operacion blic, rreth 100 policë nga Tirana 'zbarkojnë' në paraburgimin e Vlorës

Operacion blic, rreth 100 policë nga Tirana 'zbarkojnë'

Një operacion blic është zhvilluar në paraburgimin e Vlorës. Rreth 100 punonjës policie nga Tirana kanë zhvilluar kontrolle në qelitë e paraburgimit.

Ende nuk dihen arsyet zyrtare të këtij operacioni të papritur, por dyshohet se fokusi i kontrolleve në qelitë e paraburgimit është evidentimi dhe sekuestrimi i sendeve të paligjshme që mund të disponojnë të burgosurit. 

Kontrolli zgjati rreth një orë dhe pritet që të dalë një njoftim zyrtar lidhur me këtë operacion.

Të fundit