Flash News

E-TJERA

Operacion i përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, kapet sasi e madhe kokaine në Portin e Tivarit

Operacion i përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, kapet sasi e madhe
Foto ilustruese

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në një aksion të përbashkët mes policisë malazeze dhe asaj shqiptare, mëson “Vijesti”.

Sipas të njëjtave informacione, kokaina, e fshehur në thasë me dhe, u zbulua nga policia malazeze në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi dërgesa mbërriti në Portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan se e mbanin nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të, gjë që ndodhi sot.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, në atë aksion janë arrestuar disa persona dhe në territorin e Shqipërisë, në afërsi të Tiranës, po kontrollohet një magazinë në pronësi të njërit prej të arrestuarve.

Të fundit