Flash News

E-TJERA

Operacion i rrallë në QSUT, shpëtohet jeta e foshnjes 7-ditëshe

Operacion i rrallë në QSUT, shpëtohet jeta e foshnjes

Një operacion i rrallë është kryer në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku një foshnje vetëm 7 ditëshe i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër.

Lajmi është bërë publik nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila përmes një postimi në Facebook, shkruan se ky operacion i rrallë është realizuar nga prof. Arben Baboçi, prof. Altin Veshti,  dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi.

Pas operacionit që zgjati 5 orë, foshnja është drejt shërimit të plotë.

Statusi:

Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një fëmijë vetëm 7 ditësh

Ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë, e realizuar prof. Arben Baboçi, prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, i ka shpëtuar jetën Ezlionit të vogël.

Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë.

Operacion i rrallë në QSUT, shpëtohet jeta e foshnjes

Të fundit