Flash News

E-TJERA

Operacion kundër lojërave të fatit në Durrës, arrestohet në flagrancë një 19-vjeçar

Operacion kundër lojërave të fatit në Durrës,

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit në Durrës. Në pranga ka rënë një 19-vjeçar, i cili ishte pronari i lokalit ku vendoseshin baste nëpërmjet celularit.

I arrestuari me iniciale B. G., banues në Durrës akuzohet për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin".

19-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tij, duke vënë baste sportive, përmes aparatit celular.

Aparati celular u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Të fundit