Flash News

E-TJERA

Operacion kundër trafikut të klandestinëve, Rrumbullaku jep detaje: 26 të arrestuar, mes tyre 4 policë

Operacion kundër trafikut të klandestinëve, Rrumbullaku jep

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një deklaratë për mediat ka zbuluar të dhënat lidhur me operacionin e gjerë, ku goditur një grup i strukturuar kriminal, që jepte ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri për emigrantë nga vendet e treta kryesisht.

Ai tha se hetimi ka nisur një vit më parë, dhe se janë vënë në pranga 24 persona, e dy të tjerë janë në kërkim. Mes të arrestuarve ka edhe punonjës policie.

Ai tha se SPAK dhe GJKKO ka caktuar për disa prej tyre arrest me burg, arrest shtëpie, pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje.
“Një tjetër hetim, për një periudhë një vjeçare, u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar në trafikim të personave të rritur dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm territori. U identifikuan 26 shtetas, me role të ndryshe, të përfshirë dhe punonjës policie.

Me kërkesë të SPAK dhe GJKKO caktohen masat, arrest me burg, arrest shtëpie, pezullim nga detyra, për 24 persona në hetim dhe janë shpallur në kërkim dy prej tyre. Janë sekuestruar 13 mjete, 1 çifte, 5 armë, doza kokaine, dhe rreth 1 milion euro cash”, tha ai mes të tjerash.

Skema që përdornin trafikantët:

Pas një hetimi proaktiv prej 1 viti, u zbulua aktiviteti i një grupi kriminal i cili ishte përfshirë në trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kontrabanda i qenieve njerëzore.

Gjatë vitit 2023, u konstatua rritja e numrit të shtetasve të pajisur me leje qëndrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për tu larguar drejt vende të tjera në veri të vendit por edhe në kufirin jugor me Greqinë.

Shtetas dhe subjekte siguronin kushtet për shtetas të vende të ndryshme për të mbërritur në vendin tonë me qëllim që të shkonin në vendin drejt vendeve të BE.

U zbulua aktiviteti i të paktën 5 subjekteve që ushtronin aktivitet në fusha të ndryshme të biznesit që siguronin kontrata pune fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe vijonin me aplikimin për vizë deri në pritjen e tyre në Rinas, e gjithë kjo përkundrejt pagesës 5000 euro. U identifikuan 6 shtetas të ndryshëm të përfshirë në këtë aktivitet ku janë përfshirë edhe punonjës policie.

Ja çfarë u sekuestrua:

13 automjete

50 telefonë

3 pistoletë

1 çifte

50 fishekë

4 laptopë

400 mijë euro

700 mijë dollarë amerikane

4 mijë paund

Doza kokaine

Kanabis

Të fundit