Flash News

E-TJERA

Operacion në faqet qeveritare pas sulmeve kibernetike, sqaron AKSHI: Mund të keni vështirësi deri në mesnatë

 Operacion në faqet qeveritare pas sulmeve kibernetike, sqaron AKSHI: Mund

Duke filluar nga ora 14:00 e deri në mesnatë, qytetarët mund të përballen me vështirësi në përdorimin e faqeve qeveritare.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, po kryhet një opercion mirëmbajtjeje  në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik.

“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me dije qytetarëve shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.
Kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike", sqaron AKSHI. 


 

Të fundit