Flash News

E-TJERA

Operacioni ‘Albania’ në Uruguaj, kapen 444 kg kokainë me vlerë 15 mln dollarë

Operacioni ‘Albania’ në Uruguaj, kapen 444 kg kokainë me

Një operacion i quajtur ‘Albania’ është zhvilluar në Uruguaj, në qytetin e quajtur Tacuarembo.

Sipas mediave vendase, gjatë operacionit janë gjetur 444 kg kokainë e hedhur nga një avion i vogël teksa fluturonte mbi zonën e Rincón de Zamora. Kokaina u kap nga një kamion dhe më pas u transferua në një tjetër që transportonte dru zjarri.

Të dy drejtuesit e mjeteve 24 dhe 36 vjeç janë arrestuar. Në pranga ka rënë edhe një 20-vjeccar i cili konsiderohet si përgjegjës për t'i njoftuar se ku kishte rënë droga që ishte hedhur nga avioni.

20-vjeçari është dënuar për asistencë në veprimtarinë e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë akuzuar për transport droge.

Në një konferencë për shtyp, Richard Saravia, shefi i policisë së Tacuarembó, tha se ky është një sekuestrim rekord për departamentin dhe e theksoi atë si diçka historike.

Sipas Guillermo Maciel, nënsekretar i Ministrisë së Brendshme, deklaroi se kokaina e sekuestruar kap vlerën e tre milionë e gjysmë dollarëve në tregun vendas.

“Po të ndahej në doza në tregun kombëtar, arrin në shtatë milionë dollarë. E njëjta drogë e vendosur në Europë është 15 milionë dollarë”.

Të fundit