Flash News

E-TJERA

Operacioni anti-drogë, përfaqësuesi i Eurojust: Kriminaliteti shqiptar e italian në nivelet më të larta botërore

Operacioni anti-drogë, përfaqësuesi i Eurojust: Kriminaliteti
Filippo Spiezia

Përfaqësuesi i Eurojust për Italinë, Filippo Spiezia ka folur për shkatërrimin e grupit që trafikonte drogë dhe pastronte para.

Gjatë konferencës për shtyp mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare për detaje mbi operacionit "Shpirti", ai tha se niveli i kriminalitetit në Shqipëri dhe Itali është ndër më të lartat në nivel botëror.

Spiezia tha se pa luftuar pastrimin e parave nuk mund të ketë zhvillim ekonomik. Ai shtoi se duhet siguruar sundimi i ligjit dhe zhvillimi i ekonomisë.

"Niveli shumë të lartë, krimi i organizuar transnacional. Të sigurojmë ligjshmërinë dhe zhvillimin ekonomik. Pa luftuar riciklimin e parasë s’mund të ketë zhvillim ekonomik. Në një punë që është akoma më e gjatë, sepse kriminaliteti shqiptar dhe italian mafioz tashmë janë të verifikuara në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror”, tha Spiezia.

Të fundit