Flash News

E-TJERA

Operacioni anti-drogë/ Policia shkoi ta arrestonte, ish-nënkomisari tentoi të arratisej dhe u hodh nga kati i dytë

Operacioni anti-drogë/ Policia shkoi ta arrestonte, ish-nënkomisari
Festim Lelaj

Ish-nënkomisari në Policinë e Fierit, Festim Lelaj ka tentuar të arratiset teksa efektivët kanë shkuar për ta arrestuar. Ai është një prej personave të rënë në pranga si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Lelaj është hedhur nga kati i dytë i banesës dhe ka pësuar frakturë në këmbë. Ai është dërguar në spitalin e Vlorës dhe më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Lelaj është arrestuar edhe në 2017-ën për trafik narkotikësh. Ai u vu në pranga si organizator i trafikimit të 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

 

Të fundit