Flash News

E-TJERA

Operacioni anti-drogë te “Varri i Bamit”, Gjykata liron të riun që i shpëtoi Policisë dhe rrezikoi jetët e efektivëve

Operacioni anti-drogë te “Varri i Bamit”, Gjykata liron të

Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme masat e sigurisë për 5 të arrestuarit për trafik droge, gjatë aksionit të tre ditëve më parë në lagjen e "Xhamllikut" në kryeqytet. 

Është caktuar masa "arrest me burg" për shtetasit: Gentjan Kore, Taulant Çoku, Altin Gega dhe Erjon Prengaj, ndërsa për shtetasin Gazmir Cani është caktuar masa "arrest shtëpie".

Ky i fundit, i cili do të lerë qelinë, është i riu, i cili nuk iu bind urdhërit të Policisë, për të hapur derën e makinës, por në atë moment i dha gaz duke rrezikuar dhe jetën e efektivëve. Ai u kap pas ndjekjes nga uniformat blu dhe akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë”.

Gjatë aksionit të 27 Korrikut, mori vëmendje dhe incidenti me gazetarin Ergys Gjençaj, i cili u dhunua nga efektivët pasi nxorri aparatin celular për të filmuar.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia sekuestroi 1 kilogram e 128 gramë lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celular.

Të fundit