Flash News

E-TJERA

Operacioni antidrogë në Dukagjin/ Policia raportoi një efektiv të plagosur, KFOR dhe Peleshi e nxjerrin ‘blof’

Operacioni antidrogë në Dukagjin/ Policia raportoi një efektiv

Një ditë më parë, gjatë një operacioni antidrogë në fshatin Shosh të Dukagjinit, një efektiv i forcave RENEA ra në humnerë.

U desh ndërhyrja e KFOR me helikopter për të shpëtuar pas 12 orësh efektivin i cili nga raportimi i policisë, kishte marrë plagë të shumta.

Mirëpo, teksa Policia e Shtetit raportoi për një të plagosur nënkomisarin Rr. F., 54 vjeç, KFOR-i në faqen zyrtare të Facebook shkruan se falë ndërhyrjes nga ajri janë shpëtuar jo një efektiv i plagosur, por dy, të cilët janë dërguar në Tiranë për ndihmë mjekësore.

“Sot (28 maj 2022), pas një kërkese për ndihmë nga autoritetet shqiptare për evakuimin mjekësor të 2 policëve shqiptarë, të cilët kishin pësuar një aksident të rëndë në një rajon malor në pjesën veriore të #Shqipërisë, #NATO Misioni i KFOR-it dërgoi një helikopter Black Haëk nga Detashmenti i Komandës Rajonale të Aviacionit Lindor të KFOR-it në vendin e aksidentit.

Ekuipazhi mjekësor i evakuimit me ndihmën e ngritjes së shpëtimit me performancë të lartë të Black Haëk nxorri në mënyrë të sigurt dy oficerët e policisë të plagosur; dhe më pas u ka ofruar ndihmë mjekësore. Pas stabilizimit, personeli i plagosur është transportuar në spitalin e Tiranës për ndihmë të mëtejshme mjekësore”, shkruan KFOR në Facëbook.

Të njëjtën deklaratë pohon edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili po ashtu raporton për dy efektivë policie të plagosur gjatë operacionit antidrogë në Dukagjin.

“Mirënjohje dhe falënderime efektivëve të Misionit të KFOR në Kosovë për mbështetjen që u dhanë efektivëve tanë të Forcave të Armatosura në aksionin e shpëtimit të jetës së dy punonjësve të policisë, që u aksidentuan në zonën malore të fshatit Shosh, në Dukagjin. Për shkak të terrenit mjaft të vështirë që pamundësonte tërheqjen e sigurt të të plagosurve, në ndihmë të helikopterit të FA EC-135 (ZA-XHB), misioni i NATO-s dërgoi helikopterin Black Hawk. Shërim të shpejtë dy punonjësve të policisë!”, shkruan Peleshi në Facebook.

Të fundit