Flash News

E-TJERA

Droga nga Amerika Latine/ SPAK zbardh skemën e grupit kriminal! Nën hetim 16 persona

Droga nga Amerika Latine/ SPAK zbardh skemën e grupit kriminal! Nën

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar ditën e premte në kuadër të së cilit u godit një grup kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.

SPAK bën me dije se në nga goditja e grupit kriminal u sekuestruan mbi 6 ton lëndë narkotike me vlerë 411 milionë euro dhe u morën nën hetim 16 persona.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, persona nën hetim për këtë dosje janë marr fillimisht 9 shtetas, dhe në vijim të hetimeve, gjatë muajit korrik, janë identifikuar dhe përfshirë në procedim edhe 6 persona të tjerë, konkretisht shtetasit: Artur Hoxhosmani, Ermir Ndreaj, Erion Alibej (i arrestuar më herët), Plarent Dervishaj (i arrestuar më herët), Ilir LLoshi, dhe shtetasi me iniciale K. H, të cilët dyshohen se janë përfshirë në disa episode të trafikimit të drogës.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ka caktuar masën “arrest në burg” për 6 prej tyre, i cili më pas u ekzekutua nga policia e shtetit.

Ndërkohë, një prej të dyshuarve, shtetasi me iniciale D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim.

Sipas SPAK, Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e Artur Hoxhosmanit u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë.

Deri në këto momente janë ekzekutuar 5 vendime të Gjykatës së Posaçme, dhe janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar sende dhe materialet e mëposhtme:

· Shuma monetare në total:

-Euro: 43,470 €

-Franga zvicerane: 5,000 CHF

· Automjete:

-3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan.

-Mjet lundrues:

-1 skaf luksoz i markës “Hull Ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar.

Armë zjarri:

-3 pistoleta, me krehër dhe fishekë.

-Ora të luksit:

-1 orë Rolex, model 126613LN

-1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68

Telefona celularë:

-16 aparate celularë, kryesisht të markës iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive.

-Karta bankare dhe dokumente financiare:

-19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim.

-Dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.

·Pajisje elektronike:

-1 dron i markës DJI Mavic 2 Enterprise, me të gjithë aksesorët përkatës.

-8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili.

-1 NVR Hikvision.

-2 radio komunikimi Baofeng.

·Dokumentacion identifikimi dhe pronësie:

-Patentë dhe karta identiteti nga autoritete të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar.

-Leje drejtimi dhe dokumente lundrimi për mjetet lundruese.

-Certifikata pronësie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime të pasurisë.

Episodet të trafikut të drogës

Bazuar në informacionin hetimor të mbledhur nga Prokuroria e Posaçme, aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është konkretizuar përmes një sërë episodesh të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021 në disa shtete të Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Episode të sekuestrimi të kokainës

1. Spanjë – shkurt 2020
Sekuestruar 400 kg.

2. Belgjikë – prill 2020
Sekuestruar 989.1 kg.

3. Kanali (Francë – Mbretëri e Bashkuar) – prill 2020
Sekuestruar 250 kg në një ngarkesë me destinacion Britaninë e Madhe.

4. Holandë – qershor 2020
Sekuestruar mbi 2000 kg kokainë. Vlera tregu e kësaj sasie llogaritet mbi 151 milionë euro

5. Holandë – tetor 2020
Sekuestruar 1484.07 kg.

Episode të sekuestrimit të hashashit

1. Rimini, Itali – korrik 2020
Sekuestruar 275 kg.

2. Bari, Itali – mars 2021
Sekuestruar 400 kg.

3. Algeciras, Spanjë –mars-shtator 2020
Sekuestruar rreth 1442 kg, ku 170 kg dyshohet se ishin për llogari të të hetuarve.

Episode të tjera

Francë – shkurt 2020
Sekuestruar një automjet dhe 72,000 euro cash.

Të fundit