Flash News

E-TJERA

Operacioni "Danger" në Vlorë, kush është “i forti” që u kap në shtëpinë e barit

Operacioni "Danger" në Vlorë,  kush është “i
Policia e Vlorës dhe Forcat Operacionale kanë zhvilluar sot (19 shkurt) një aksion të gjerë kundër personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe grupeve kriminale, ku u arrestuan tre persona, një tjetër u shpall në kërkim dhe dy të tjerë u morën nën hetim.

Gjatë operacionit, u zbuluan dy ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi në lagjen “24 Maji”, një makinë e blinduar dhe armë pa leje.

Arrestimi i Endrit Sadedinit
Mes të ndaluarve është edhe Endrit Sadedini, 38 vjeç, një emër i njohur për policinë, i cili ishte kthyer në Vlorë vetëm prej disa ditësh pas vuajtjes së një dënimi jashtë vendit.

Gjatë operacionit, Sadedini dyshohet se ka tentuar t’i drejtojë armën forcave të rendit, por u neutralizua pa shkaktuar qitje apo lëndime.

Policia ka sekuestruar:
 Një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarakë
 Një makinë të blinduar
 482 rrënjë kanabisi të mbjella në kubikë
 80 llamba ndriçimi, 8 aspiratorë dhe pajisje të tjera të sofistikuara për kultivim

Personat e tjerë të ndaluar
 A. L., 24 vjeç, banues në Lezhë, dyshohet si kujdestar i bimëve narkotike
 E. L., 35 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua pasi në banesën e tij u gjetën sasi kanabisi
 M. Sh., 33 vjeç, është proceduar për moskallëzim krimi
 I. K., 24 vjeç, banues në Fier, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kishte marrë me qira ambientin ku u kultivua droga

Deklarata e Policisë
Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Policisë së Vlorës, Eldion Çela, tha:
 “Ky ishte një operacion i mirëkoordinuar, bazuar në inteligjencën policore. U bë e mundur kapja e një personi me precedentë penalë të theksuar, si dhe goditja e një aktiviteti kriminal të mirëorganizuar.”

Operacioni “Danger” është pjesë e strategjisë së Policisë së Shtetit për goditjen e grupeve kriminale dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme në vend.

Të fundit