Flash News

E-TJERA

Operacioni i shpëtimit në Klos, Ministria: Masivi i shembur rrezikon ekipet, kërkimet për 29-vjeçarin pa rezultat

Operacioni i shpëtimit në Klos, Ministria: Masivi i shembur rrezikon

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se vijojnë përpjekjet për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit Ardit Beshir, i cili mbeti i bllokuar nën një masiv të madh dheu në minierën e kromit në Klos. Sipas autoriteteve, operacioni i kërkimit mbetet kompleks për shkak të përmasave të mëdha të rrëshqitjes dhe rrezikut që paraqet terreni për ekipet e shpëtimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 maj, rreth orës 14:30, në vendin e njohur si “Qafa e Burrelit”, në ambientet e fabrikës së përpunimit të kromit. Masivi i dheut përfshiu një ekskavator në të cilin ndodhej punonjësi i kompanisë, Ardit Beshir, duke e zënë poshtë dhe duke e bërë të pamundur lokalizimin e tij deri më tani.

Sipas të dhënave zyrtare, rrëshqitja ka përfshirë një sipërfaqe me përmasa të vlerësuara rreth 500 metra gjatësi, 20 metra gjerësi dhe mbi 4 metra thellësi. Terreni në zonën e prekur është ende i paqëndrueshëm, gjë që ka penguar përdorimin e mjeteve të rënda dhe ka shtuar rrezikun për ekipet që po punojnë në vendngjarje.

Të fundit