Flash News

E-TJERA

Operacioni i shpëtimit nga kampi sirian, Rama dhe Çuçi në Liban: 5 gra dhe 14 fëmijë riatdhesohen nesër në Shqipëri

Operacioni i shpëtimit nga kampi sirian, Rama dhe Çuçi

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Beldi Çuçi ndodhen në Liban në kuadër të operacionit të shpëtimit dhe riatdhesimit nga kampi  në Al Hol të fëmijëve dhe grave shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë do të riatdhesohen nesër dretj Shqipërisë falë operacionit dhe ndihmës së gjeneralit Abass Ibrahim

"Beirut, Liban - Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe

5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim", shkruan Rama në Facebook.

Të fundit