Flash News

E-TJERA

Operacioni i SPAK, Erzen Breçani u arrestua pranë "Air Albania" bashkë me shefin e Krimeve

Operacioni i SPAK, Erzen Breçani u arrestua pranë "Air

Ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ra në pranga në kuadër të operacionit të SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC.

Mësohet se në momentin e arrestimit, Breçani ka qenë pranë stadiumit ‘Air Albania’ bashkë me Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë. Ata kishin prerë biletat për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe, përballja e fundit për kualifikueset e europianit.

Në atë moment, bashkë me Breçanin u arrestua edhe Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.

Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani, akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash

Të fundit