Flash News

E-TJERA

Operacioni i SPAK, kush është gjyqtarja që firmosi 32 urdhër-arreste për ‘kokat’ e krimit

Operacioni i SPAK, kush është gjyqtarja që firmosi 32

SPAK lëshoi dje 32 urdhër-arreste për emrat më të përfolur të botës së krimit. Operacioni i Prokurorisë së Posaçme u bë pas dëshmive të dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, të cilët hodhën dritë mbi ngjarjet kriminale dhe vrasjet nga vitit 2011 e në vijim.

Atalanta Zeqiraj është gjyqtarja që firmosi urdhër-arrestet për të shkatërruar 8 grupet kriminale, ku mes tyre të përfshirë janë protagonistët kyç të krimit si: Talo Çela, Ervis Martinaj apo Sokol Sanxhaktari. Dëshmia e dy të penduarve ka zbardhur një seri vrasjesh të kryera për hesap të bandave.

Por, kush është Atalanta Zeqiraj?

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e gjyqtares, por KPK e konfirmoi në detyrë më 30 qershor 2021. Zeqiraj e kaloi me sukses procesin e vettingut, ku grupi gjykues e vlerësoi për figurë të pastër dhe profesionalizëm.

Vendimi i KPK u kundërshtua nga ONM. Ndërkombëtarët kërkuan nga Komisioneri Publik rekomandimin për të ankimuar vendimin. Komisioneri është duke shqyrtuar njëkohësisht vendimin e KPK dhe kërkesën e ONM.

Të fundit