Flash News

E-TJERA

Operacioni i SPAK në Durrës, Lala: Grupi i Rrumit griste fletët e pronave në regjistër

Operacioni i SPAK në Durrës, Lala: Grupi i Rrumit griste fletët e

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për operacionin me urdhër të SPAK, ku u arrestua vëllai i “Rrumit të Shijakut” dhe Enea Kume, vëllai i deputet socialist, Loer Kume.

Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi se në qendër të përvetësimit të pronave, është Rrumi i Shijakut, i cili ndodhet në kërkim.

Sipas Lalës, Rrumi fuste në mënyrë ilegale dokumentat e falsifkuara, dhe dyshohet se ka patur bashkëpunëtorë brenda hipotekës.

"Hetimi ka nisur mbi bazën e të dhënave të përftuara nga një celular. SPAK ka arritur në konkluzionin që Rrumi, Aleksandër Laho, ka krijuar grup të struktuar kriminal, që prishnin, grisnin fletët e regjistrave të pronave, në ish hipotekën e Durrësit dhe i zëvendësonin me AMTP të falsifikuara.

Sipërfaqje të tëra kalonin në emra të fshatarëve të zonave dhe nga fshatarët që nuk kishin dijeni fare që ishin të përfshirë, kalonin në emra të biznesmenëve të njohur, që kanë interes për ndërtimin e resorteve. Këto prona janë sekuestruar, me urdhër të SPAK, por mendohet që sipërfaqja të jetë më e madhe.

Aleksandër Laho është në kërkim, por është arrestuar vëllai i tij dhe dy persona të tjerë, mes tyre edhe një grua e përfshirë në falsifikimin e pronave.

Është zbuluar edhe një vrasje e vitit 2021, ku rezulton i përfshirë Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume nga PS. Bëhet fjalë për vrasje në janar 2021, viktima Edmir Bregu.  Astrit Avdyli ka urdhëruar vrasjen e këtij personi, sepse kishte tentuar ti vriste nipin. Vëllai i një deputeti, rezulton informator në këtë ngjarje. Ekzekutori ka vepruar kundrejt pagesës.

Rrumi fuste në mënyrë ilegale dokumentat e falsifkuara, dhe dyshohet se ka patur bashkëpunëtorë brenda hipotekës. Nga informacionet që kanë rrjedhur deri tani, bëhet fjalë për sekuestrim të 70% të hipotekës dhe mendohet se mund të prekin investime që janë kryer në Gjirin e Lalëzit", deklaroi Lala. 

Të fundit