Flash News

E-TJERA

Operacioni i SPAK për Call-Center-at në kullën luksoze në Tiranë, arrestohet një shtetas italian

 Operacioni i SPAK për Call-Center-at në kullën luksoze në

Arrestohet një shtetas italian, më vijim të operacionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës, në 16 janar 2026. 

Mësohet se i arrestuari është shtetasi italian Cosimo Notaristefano, i cili është vënë në pranga në Portin e Durrësit, teksa po tentonte të largohej nga vendi.

Gjykata e Posaçmne (GJKKO) kishte vendosur edhe për shtetasin italian Cosimo Notaristefano masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

"Vihet në pranga një shtetas italian, më kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës, Cosimo Notaristefano, është i ndaluari, ndërkohë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal", thuhet në njoftimin e policisë. 

Të fundit