Flash News

E-TJERA

Operacioni i SPAK, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore: Po hetojmë nëse është dekonspiruar

Operacioni i SPAK, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore: Po hetojmë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet nëse ka patur rrjedhje informacioni lidhur me operacionin e një dite më parë nga SPAK, ku u lëshuan 32 urdhër arreste për persona me rekorde kriminale, 14 prej të cilëve janë shpallur në kërkim.

Në një njoftim për mediat, AMP sqaron se do të hetojë çdo dyshim për dekonspirim të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje informacioni, gjatë operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia e Shtetit, në kuadër të procedimit penal nr.75/2022, përmes të cilit u caktuan dhe ekzekutuan masat e sigurimit personal të karakterit shtrëngues “Arrest në burg” për 32 shtetas, mes tyre edhe një punonjës policie.

Në përfundim të këtij operacioni, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore siguron opinionin publik dhe mediat se do të hetojë me seriozitetin maksimal çdo dyshim për rrjedhje të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme”, thuhet në njoftimin e AMP.

Operacioni i Prokurorisë së Posaçme erdhi pas dëshmive të dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, të cilët hodhën dritë mbi ngjarjet kriminale dhe vrasjet nga vitit 2011 e në vijim ku janë përfshirë tetë grupe kriminale.

Të fundit