Flash News

E-TJERA

Operacioni i SPAK te pallati luksoz në Tiranë, sekuestrohen qindra pajisje dhe një Ferrari

Operacioni i SPAK te pallati luksoz në Tiranë, sekuestrohen qindra

SPAK ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar në pallatin luksoz pranë rrugës "Myslym Shyri", në Tiranë.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë ushtruar kontrolle në 28 ambiente të ndryshme, përfshirë banesa, automjete, zyra dhe garazhe, ku janë zbuluar dhe sekuestruar një sasi e madhe provash materiale.

SPAK bën me dije se gjatë kontrolleve janë gjetur qindra pajisje kompjuterike, të cilat aktualisht ndodhen në proces verifikimi, si dhe sisteme monitorimi me kamera sigurie, pajisje të rrjetit kompjuterik, mjete memorizuese dhe serverë. Po ashtu janë sekuestruar dokumente që lidhen me aktivitetin e Qendrës së Thirrjeve të subjektit “Infinite” shpk, si edhe dokumentacion i subjekteve të tjerë që janë nën verifikim.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë sekuestruar edhe automjete dhe motomjete që dyshohet se janë përdorur nga autorët e përfshirë në këtë aktivitet. Mes tyre spikat edhe një automjet luksoz i markës Ferrari, i cili dyshohet se i përket organizatorëve të skemës së dyshuar kriminale.

Të fundit