Flash News

E-TJERA

Operacioni “korani”, arrestohen kryetari dhe dy punonjës të Shoqatës së Peshkimit në Pogradec

Operacioni “korani”, arrestohen kryetari dhe dy punonjës
Foto ilustruese

Kryetari dhe dy punonjës të Shoqatës së Peshkimit në Pogradec janë arrestuar, pasi kryenin peshkim të paligjshëm të koranit.

Adriatik Dokollari Kryetari i Shoqatës në bashkëpunim me Mariel Durollari dhe Endri Pera kanë shpërdoruar detyrën, duke detyruar peshkatarët të kryenin peshkim të paligjshëm të koranit, të cilin më pas e tregtonin në lokalet e Pogradecit për përfitime personale.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre u gjet një sasi peshku e llojit koran dhe një sasi lekësh.

Mbi tri zyrtarët rëndojnë akuzat për  “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Tregtimi i specieve të mbrojtura të faunës dhe florës së egër”, kryer në bashkëpunim.

Të fundit