Flash News

E-TJERA

Operacioni 'Kufizimi'/ I riu u mor peng dhe u dhunua në Tiranë, arrestohen edhe dy vajza

Operacioni 'Kufizimi'/ I riu u mor peng dhe u dhunua në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy vajza të shpallura në kërkim tri ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kufizimi”.

Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar M. M., 21 vjeçe, dhe S. C., 25 vjeçe, pasi dyshohet se së bashku me dy persona të tjerë tashmë të arrestuar dhe me një shtetas ende në kërkim, K. N., kanë bashkëpunuar për t’i marrë para një 27-vjeçari, duke e rrëmbyer dhe dhunuar fizikisht në një apartament, ku e kanë mbajtur pa liri për disa orë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Kufizimi”. Vihen në pranga 2 shtetase të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.  Në vijim të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat, u vunë në pranga shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Punohet për kapjen e shtetasit K. N. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit