Flash News

E-TJERA

Operacioni "Lojërat e Fatit", Gjykata merr të pandehur 93 persona

Operacioni "Lojërat e Fatit", Gjykata merr të pandehur 93
Foto ilustruese

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka marrë të pandehur 93 persona për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Të pandehur janë administratorë lokalesh dhe punonjës, të cilët vendosnin baste online.

Hetimi për këtë çështje nisi në korrik të 2019-ës, ndërsa në shkurt të vitit 2020, policia dhe prokuroria finalizuan operacionin që u shtri në 8 qarqe të vendit.

Për të zbardhur këtë skemë u angazhuan agjentë policie që prezantoheshin si qytetarë për të vënë lloto.

Nga operacioni "Lojërat e Fatit", policia vuri në pranga 115 persona, nga të cilët 93 u proceduan dhe u morën si të pandehur.

Të fundit