Flash News

E-TJERA

Operacioni me 14 të arrestuar në Elbasan, gjykata lë në burg vetëm 4 prej tyre

Operacioni me 14 të arrestuar në Elbasan, gjykata lë në burg

Gjykata e Elbasanit ka dhënë këtë të premte masat e sigurisë për 14 të arrestuarit që u prangosën tre ditë më parë në një lokal në zonën e Bradasheshit, ku tre prej tyre ishin të arrestuar, ndërsa të tjerët kundërshtuan urdhrin e kontrollit dhe u konfliktuan me Policinë.

Nga 14 të prangosurit, vetëm për 4 prej tyre u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa 2 të tjerëve iu caktua “arrest në shtëpi”, 7 me masën “detyrim paraqitje”, ndërsa të miturit 17-vjeçar, djali i pronarit të lokalit, është lënë pa asnjë masë sigurie.

Më konkretisht:

Akil Kërtusha, 49 vjeç – arrest me burg

Stefan Memelli, 46 vjeç – arrest me burg

Maksim Suçi, 47 vjeç – arrest me burg

Egi Çaushi, 32 vjeç – arrest me burg

Ansen Mullai, 25 vjeç – arrest në shtëpi

Ergys Tusha, 39 vjeç – arrest në shtëpi

Ervin Cani, 36 vjeç – detyrim paraqitje

B.M., 53 vjeç – detyrim paraqitje

Jurges Mullai, 30 vjeç – detyrim paraqitje

Blerim Heta – detyrim paraqitje

Taulant Zykollari, 52 vjeç – detyrim paraqitje

Arjan Dada, 49 vjeç – detyrim paraqitje

Endri Dada, 29 vjeç – detyrim paraqitje

Juxhino Zykollari, 17 vjeç – pa masë sigurie (i mitur)

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të kryera në bashkëpunim.

Vendimi i sotëm është dhënë nga gjyqtarja Megi Strakosha.

Të fundit