Flash News

E-TJERA

Operacioni në Korçë, policia jep detaje: 10 të arrestuar, 3 prej tyre pronarë lokalesh

Operacioni në Korçë, policia jep detaje: 10 të arrestuar,

Policia e Korçës ka nisur një aksion të gjerë kundër lojërave të fatit në qytetin juglindor. Forcat “Shqiponja” dhe patrullat e komisariatit kanë realizuar kontrolle të imtësishme në lokale të ndryshme të qytetit, duke shoqëruar  10 persona jan

:Klajdi Leka,

Gjergji Panolli

Alfred Male

Leonard Muçollari

Elton Ryka

Elton Sovjani

Ermir Kanollari

Mateas kanollari

Rudenc Mucollari

Agron Tushini.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/ Kontrolle masive në lokale dhe ambiente që dyshohej se përdoreshin për të ushtruar veprimtarinë e kundraligjshme të lojrave të fatit.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Cazino"

Vihen në pranga  10 shtetas, (3 prej tyre pronarë lokalesh pasi u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me kompjutera dhe me celularë dhe 7 të tjerë klientë duke luajtur lojëra fati).         

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale  9 monitorë kompjuterash, 13 aparate celularë, tableta, si dhe një sasi parash.

Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me  Specialistët për Hetimin Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcës së Posaçme "Shqiponja" në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Cazino”.

Në kuadër të operacionit masiv janë  evidentuar  dhe goditur 3 raste të lojërave të fatit nëpërmjet kompjuterave dhe aparateve celularë, ku është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 -K. L., 21 vjeç, Gj. P., 36 vjeç, dhe A. M., 57 vjeç banues në Korçë dhe Mborje, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe " Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara".

- L. M., E. R., E. S., E. K., M. K., R. M., dhe A. T., për veprën penale " Organizimi i lotarive të palejuara", të gjithë banues në Korçë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë  gjatë operacionit duke organizuar dhe luajtur nëpërmjet makinaleve lojra fati dhe duke vënë baste sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit