Flash News

E-TJERA

Operacioni në Rrëshen/ Lojëra fati dhe drogë, policia arreston 3 persona dhe procedon 23 të tjerë

Operacioni në Rrëshen/ Lojëra fati dhe drogë, policia

Policia ka dalë më njoftim zyrtar dhe ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar në Rrëshen. Uniformat blu kanë arrestuar tre persona dhe kanë proceduar ne gjendje të lirë 23 të tjerë.

Policia kishte informacion se N. P. ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në ambientin e lokalit të tij. 46-vjeçari së bashku me punonjësin e tij 21-vjeçar dhe një klient kanë rëndë në pranga.

Personat e arrestuar janë:

N. P., 46 vjeç, pronari i lokalit dhe M. T., 21 vjeç, punonjës në lokal, banues në Mirditë, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Përshtatja e lokalit për përdorim drogë";

Xh. S., 21 vjeç (klient në lokal), për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Nxitja për përdorimin e drogës". Këtij shtetasi, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e dyshuar cannabis sativa.

23 personat e tjerë që po hetohen në gjendje të lirë kanë qenë klientë dhe akuzohen për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara". Policia ka sekuestruar kanabis, një tavolinë pokeri, çipsa, dy kompjuterë dhe dy aparate celular.

Të fundit