Flash News

E-TJERA

Operacioni “Rrjeti”/ Gjykata e Sarandës lë në burg 12 të arrestuar për trafik d*oge, një tjetër në kërkim

Operacioni “Rrjeti”/ Gjykata e Sarandës lë në burg 12

Pas një seance katërorëshe, Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për 12 persona të arrestuar në kuadër të operacionit “Rrjeti”. Ky operacion u zhvillua pas një hetimi të gjatë të drejtuar nga prokurorët Kledian Llaho dhe Esmeranda Basho, duke përdorur metoda speciale dhe veprime proaktive kundër grupit të dyshuar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Me kërkesë të prokurorëve, gjyqtari Mikel Hysometaj konfirmoi masën “Arrest në burg” për të arrestuarit, ndërsa një person mbetet ende në kërkim. Ndërkohë, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe një individ tjetër, të cilit iu sekuestruan lëndë narkotike dhe mjete të tjera të paligjshme.

Emrat e të arrestuarve:
Mili Hamzaj
Evinio Hamzaj
Xhuljan Mecani
Stelio Mecani
Eduart Taka
Juxhin Isufi
Drago Qendro (të gjithë nga Delvina)
Fatjon Abazi
Osmen Abazi
Enver Haxhi
Mina Dedi
Algert Caushi (të gjithë nga Saranda)
Në kërkim mbetet Panajot Bala, 49 vjeç, banues në Delvinë.

Çfarë u gjet gjatë operacionit?
Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga policia dhe forcat e FNSH-së Fier, në bashkëpunim me seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vlorë, u sekuestruan:

111 doza kokainë
1 dozë marijuanë
Shuma të mëdha parash: 40 mijë euro, 2,980 dollarë, 19.4 milionë lekë të vjetra, 260 paund
18 celularë dhe 1 tablet
2 peshore elektronike
2 shkopinj metalikë
2 radio të ngjashme me ato të policisë
4 automjete dhe 2 motorrë
Gjykata deklaroi se, pavarësisht marrjes në pyetje të të dyshuarve, nuk u evidentuan rrethana të reja që mund të ndryshonin vendimin e mëparshëm për masën e sigurisë.

Operacioni “Rrjeti” konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj trafikut të drogës në jug të vendit, duke nxjerrë në pah aktivitetet kriminale të një grupi me precedentë të mëparshëm penalë.

Të fundit