Flash News

E-TJERA

Operacioni "Shpirti", Apeli lë në burg 14 të arrestuarit, prokurori Maksim Sota dhe 3 të tjerë në arrest shtëpie

Operacioni "Shpirti", Apeli lë në burg 14 të

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë të dhëna nga GJKKO për 18 nga 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit "Shpirti".

Për 14 të arrestuarit Apeli la në fuqi masën e sigurisë "Arrest me burg". Ndërsa prokurori Maksim Sota, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla dhe për dy të arrestuarit, Abdyl Krasniqi dhe Luan Krasniqi, është lënë masa e sigurisë "Arrest shtëpie".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 28 persona mes të cilëve edhe prokurori Maksim Sota, ish-oficeri i policisë së Vlorës, Festim Lelaj, i proceduar më herët edhe në kohën e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndërkohë prokurorit Maksim Sota iu sekuestrua një automjet i dyshuar se mund të jetë blerë nga trafikantët e drogës. Sota apeloi vendimin e dhënë, por Apeli vendosi të rrëzojë kërkesën e tij.

 

 

Të fundit