Flash News

E-TJERA

Operacioni 'Shpirti'/ GJKKO lë në "arrest shtëpie" Maksim Sotën; në kërkim dy ish-shoqëruesit e Tahirit

Operacioni 'Shpirti'/ GJKKO lë në "arrest

Gjykata kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka lënë në arrest shtëpie ish-prokurorin e Vlorës, Maksim Sotën. Ky i fundit kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për arsye shëndetësore, por kërkesa e tij nuk është marrë paarsysh.

Ish-prokurori i Vlorës rezultoi i përfshirë në rrjetn që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave. GJKKO ka shpallur në kërkim në kërkim dy ish-shoqëruesit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Agustin Deda dhe Hekuran Marku dilnin garant për kalimin e lëndës narkotike për në Itali, sipas dëshmisë së të penduarëve.

 Rrjeti i trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave "u zbërthye" nga të penduarit që kishin patur rol të rëndësishëm në këtë grup. Operacioni u realizua nga autoritetet shqiptare dhe italiane dhe u shtri në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë.

Në këtë rrjet ishin përfshirë prokurori i Vlorës Maksim Sota, efektivë, ish-punonjës së policisë së shtetit, dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit dhe zyrtarë të tjerë publikë.

Megaoperacioni çoi në sekuestrimin e një sasie të madhe lëndë narkotike prej 6 tonësh. Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e mbi 3 milionë eurove. Ato janë restorante, hotele, supermarkete, truall ndërtimi dhe 4 shoqëri tregtare. Ky operacion, hetimet për të cilin kanë nsiur në 2019, çoi për hetim më shumë se 80 persona.

Të fundit