Flash News

E-TJERA

Operacioni "Shpirti"/ GJKKO lë në burg 14 persona, çfarë vendosi për prokurorin Sota

Operacioni "Shpirti"/ GJKKO lë në burg 14 persona,

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e SPAK për të arrestuarit në kuadër të operacionit "Shpirti".

GJKKO ka lënë në burg 14 prej të arrestuarëve. Ndërsa prokurori i Vlorës Maksim Sota, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit Ilirjan Balla, Artur Krasniqi dhe Luan Zylyftari janë lënë në "arrest shtëpie".

Rrjeti i trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave "u zbërthye" nga të penduarit që kishin patur rol të rëndësishëm në këtë grup.

Operacioni u realizua nga autoritetet shqiptare dhe italiane dhe u shtri në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë.

Në këtë rrjet ishin përfshirë prokurori i Vlorës Maksim Sota, efektivë, ish-punonjës së policisë së shtetit, dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit dhe zyrtarë të tjerë publikë.

Megaoperacioni çoi në sekuestrimin e një sasie të madhe lëndë narkotike prej 6 tonësh. Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e mbi 3 milionë eurove. Ato janë restorante, hotele, supermarkete, truall ndërtimi dhe 4 shoqëri tregtare.

Ky operacion, hetimet për të cilin kanë nsiur në 2019, çoi për hetim më shumë se 80 persona.

Të fundit