Flash News

E-TJERA

Operacioni "Shpirti"/ Skafisti tregon rolin e dy shoqëruesve të Tahirit: Me ta na prezantoi 'Pingo', kishin parcela në Memaliaj

Operacioni "Shpirti"/ Skafisti tregon rolin e dy shoqëruesve

Kanë dalë detaje të reja nga dosja hetimore e operacionit "Shpirti". Një prej te penduarëve është Fiqiret Seferi, i cili ka qenë skafisti që bënte mundur kalimin e lëndës narkotike.

Ai ka rrëfyer detaje për rolin dhe si ishin të implikuar në rrjet dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, Hekuran Marku dhe Agustin Deda.

Sipas "News 24", i penduari pohoi se me gardistët i prezantoi një person më emrin ‘Pingio’, që më vonë u identifikua si Eltjon Bregasi dhe që konsiderohej si njeri i rëndësishëm në rrjet.  Seferi deklaroi se shoqëruesit e Tahirit ishin pronarë të plantacioneve të drogës në Memaliaj.

“Bashkë me ‘Pingio’-n e Hekuranin kemi shkuar në Memaliaj ku kishin kultivuar drogën në plantacion në hapësirë. Që ishte e shpërndarë në 2 apo 3 zona në mes të pyllit. Jam ne gjendje të gjej atë vend. Ne i kemi parë bimët nga larg, duke na i treguar ata. Rreth 3-4 km më larg kemi hyrë në një magazinë ku ishin 20 -30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj. Plantacioni ishte i Hekuranit dhe ‘Pingo’ komandonte punëtorët që merrnin 10 deri në 15 euro në ditë”, thotë i penduari.

Ky i fundit shton se drogën e sollën nga Memaliaj në Lumin Shkumbin me qëllim për ta trafikuar drejt Italisë, por aty hasën disa probleme të vogla. Sakfisti shton se shoqëruesit e Tahirit iu dhanë siguri "Pingos".

“Kur mbërritëm në Gosë, Kavajë, kemi parë policinë dhe për këtë njoftuam ‘Pingion’. Ky i fundit mori në telefon Hekuranin dhe Agustinin, duke i informuar se kishin parë policinë lokale.

Shkuam tek një vend që dinte Ajdini. Mallin e shkarkuam tek varrezat e ‘Pingios’ dhe ai na tha se do të prisnim Agustinin e Hekuranin deri kur të mbaronin shërbimin, se ishin bashkë me ministrin dhe do e shoqëronin në shtëpi. Kur e pamë policinë nuk ndaluam.

Ndërsa prisnim që Hekurani dhe Agustini të vinin, ata telefonuan Pingion dhe i thanë të rrinte i qetë, sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transportimin tonë”, shpjegon i penduari.

Fiqiret Seferi thotë se dy gardistët u shfaqeë pas mesnate.

“Hekurani dhe Agustini erdhën tek ne pas mesnate. Kemi ngarkuar drogën dhe kemi në Vilëbashtovë. Gjatë rrugës na kanë shoqëruar ata të dy. Kemi ngarkuar gomonen dhe jemi nisur, ishte 20 dhjetori. Në ngarkim ishin 5 vetë. Unë, Ajdini dhe 3 persona të tjerë, që udhëtonin me një ‘Mercedez Vito’. Ishte dhe një makinë e përdorur për vdekjet. Dy bodygardët nuk ishin të pranishëm në ngarkim dhe nisje”, tregon ai.

I penduari tha se ai dhe miku i tij, Ferhat Ajdini do të fitonim 100 mijë euro secili për transportin e kësaj droge në Itali, por u arrestuan.

Në dosjen e SPAK thuhet se dy ish-gardistët në bashkëpunim me Eltjon Bregasin, si dhe shtetasit italianë Silvio Sidella, Raffaele Addante, Guisepe Vispo, Alesio Ventrella kanë trafikuar 1016 kg lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Të fundit